Transmetuar më 28-02-2017, 10:13

Nëse nuk e keni provuar ende, duhet të dini që keni humbur shumë. Karrota është një perime e jashtëzakonshme. I tillë është dhe reçeli i saj, raporton albinfo.ch.

Përbërësit:

• 800 ml ujë,

• 400 gr sheqer,

• 6 karrota,

• lëkurë portokalli,

• 1 shkop kanellë,

• 1 lugë gjelle niseshte,

• 1/2 limon,

• 2 lugë lëng limoni.

Përgatitja:

I përgatisim karrotat mirë dhe i copëtojmë në rende. Ndërkohë vendosim ujin së bashku me sheqerin dhe i lëmë të vlojë përreth 10 minuta. Shtojmë shkopin e kanellës, lëkurën e portokallit dhe i lëmë të ziejnë bashkë dhe për 5 minuta.

Më pas shtojmë fetat e portokallit, 2 lugë gjelle lëng limoni, niseshten dhe në fund karrotat e grirë në rende. I përziejmë mirë dhe e lëmë reçelin të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë, derisa të ketë marrë ngjyrë të karamelizuar./noa.al