Transmetuar më 18-03-2017, 23:54

Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se hungarezët janë populli më depresiv në Europë, ndërsa çekët janë ata që priren më pak të preken prej tij.

Sipas hulumtimit më të ri të Anketës Evropiane të Shëndetësisë (EHS), islandezët janë kombi i katërt në Europë që preken nga depresioni.

Në Hungari, e cila prin listën, 10 për qind e njerëzve janë të prekur nga kjo sëmundje e “kohëve moderne”.

Në mesin e vendeve evropiane me përqindje më të lartë të popullatës, të cilët vuajnë nga depresioni, ndodhen edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, vendi më pak i prekur nga depresioni është Çekia, me rreth tre për qind të banorëve, që pasohet nga Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.