Transmetuar më 19-03-2017, 10:58

19 marsi njihet si festa e baballarëve. Janë të shumtë shtetet e botës që e festojnë ashtu sikundër të tjerë që e kalojnë si një ditë normale.

Por dita e festës së babait varion nga vendi në vend. Në shtetet që ndjekin traditën amerikane, kjo festë kujtohet të dielën e tretë të qershorit.

Ndërkohë në shtetet me traditë katolike, festa e Havait kujtohet në 19 mars, ditën e Shën Jozefit, babait të Jezusit, shkruan noa.al.

Në disa shtet si Rusia dhe Tajlanda, festa e babait, lidhet me “baballarët” e kombit të cilët kanë kontribuar për mbrojtjen e vendit.

Por në këtë ditë baballarëve u duhen thënë ato falenderime që nuk u’a themi.

Faleminderit, pasi kur linda ishe pranë mamit dhe bëje tifo si në stadium.

Faleminderit babi, pasi më mbroje të gjitha herët kur mami, me të drejtë më qortonte.

Faleminderit babi, për përkëdheljet e shumta dhe për puzzlet e plotësuar bashkë. Faleminderit babi, që nuk më ke lënë të më mungonte asgjë.

Faleminderit babi, që je gjithmonë i pranishëm dhe nëse je larg për punë ose sepse dashuria për mamin ka përfunduar, momentet tona bashkë janë intensive dhe të paharrueshme. Gëzuar babi!/a.y/noa.al