Transmetuar më 21-03-2017, 12:31

Edhe pse Eurokomisioneri Hahn prej ditësh kishte publikuar axhendën e takimeve me zyrtarë në Maqedoni, duket se do të mungojë një takim me presidentin Ivanov. Ky i fundit, prej ditës së djeshme ndodhet për një vizitë pune në Hungari dhe pritet të kthehet sot në Maqedoni.

Kthimi i Ivanov do të jetë vonë në mbrëmje, çka me shumë gjasë nuk do të ketë takim me Eurokomisionerin Hahn. Edhe nga kabineti i Ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar, të premten u njoftua se axhenda e Ivanov nuk planifikon një takim me Komisionerin Hahn dhe tre eurodeputetët që e shoqërojnë.

“Presidenti Ivanov tha se pikëpamjet e tij ia kishte bërë të qarta komisionerit të zgjerimit të BE-së Johannes Hahn në takimin e tyre të fundit më 10 shkurt dhe ato mbeten të pandryshuara. Ivanov në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje deklaroi se nuk ka mandat për të përcaktuar, pa dënimin publik dhe refuzimin e platformës së Tiranës “tha zyra.