Transmetuar më 18-04-2017, 12:37

Aplikacionet e ndryshme si Facebook, Whatsapp, Viber, Messenger, Instagram janë bërë pjesë e rëndësishme e komunikimit mes njerëzve. Ato kanë lehtësuar komunikimin tonë, duke pasur mundësi të shkëmbejmë mesazhe në aplikacionin që ne preferojmë. 

Rrjetet sociale çdo ditë e më tepër përditësohen në mënyrë që të kënaqin përdoruesit e tyre. Radha për një përditësim të ri është për aplikacionin më të madh të postimit të fotove, Instagram. Duke filluar nga kjo javë, ju mund t’i ruani gjërat në një koleksion privat.

Shtypni dhe mbani për pak sekonda postimin të cilin doni ta ruani, i cili është i rrumbullakuar me ngjyrë të kuqe siç mund ta shihni më poshtë, ajo do të bëhet e zezë dhe automatikisht do të ruhet në “save posts” që mund t’i shihni vetëm ju.

Kjo veçori e re e Instagramit ka ardhur për një arsye. Nëse nuk dëshironi të bëni “like” por doni ta shihni përsëri një fotografi, atëherë vetëm e ruani në këtë mënyrë, dhe kur dëshironi përsëri ta largoni atëherë e shtypni përsëri të njëjtin buton.