Transmetuar më 28-04-2017, 13:54

Dhuna e ashpër në Parlamentin maqedonas pak pas zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferi si kryeparlamentar, u shoqërua me mbi 100 të plagosur.

Por ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu e ndjen veten përgjegjës dhe deklaron dorëheqjen.

“Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB. Për këtë arsye do të kërkoj tërheqjen time nga posti i ministrit të Brendshëm”, deklaroi Nuhiu.

Ai kërkon që Prokuroria ta zbardhë sa më shpejtë ngjarjen, ndërsa shpreh dëshpërim që një pjesë e protestuesve nuk e lejuan ndihmën e parë që të hyj në Kuvend dhe t’ju ofroj ndihmë të lënduarve, duke e cilësuar si sjellje jo-njerëzore.

“Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ, Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ. Për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madhe që është për çdo dënim”, thotë Nuhiu.

Ai shton se një pjesë e të punësuarve në MPB, në vend që të respektojnë ligjet dhe të kryejnë detyrat e tyre, kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike, diçka që sipas tij kërkon dënim.

Nuhiu nënvizon se MPB është institucion që duhet ta garantoj rendin publik dhe jo të jetë institucion nën ndikimin e strukturave politike.

Dhuna në e egër në Kuvendin maqedonas, nisi pas votimit të shqiptarit Talat Xhaferi si kryeparlamentar.

Protestuesit e iniciativës thyen barrikadat e forcave të sigurisë dhe mësynë drejt hyrjes së Kuvendit. /a.y/noa.al

Dhuna në Maqedoni, Talat Xhaferri: Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasoja

Rrahja Ziadin Selës, autori i dyshuar: Kur e godisja në kokë, ndjenjë e papërshkruar

Dhuna në Maqedoni, MPB del me deklaratë: 102 persona të plagosur

Dhuna deri në gjakosje ndaj Zaev, ky është i dyshuari

Situata në Maqedoni, Ivanov kërkon qetësi: Ftoj udhëheqësit e partive politike në takim

Dhuna në Maqedoni, Hahn dënon sulmet, Gruevski e quan provokim të LSDM-së

Dhuna në Parlamentin maqedon, reagojnë ambasadorët e huaj

Pas kaosit në Parlament, kryetari i ri Xhaferi bën betimin

Flet kryetari i ri i Kuvendit: Nuk do lejojmë pushtimin e institucioneve në Maqedoni

Tension në Maqedoni, dhunohet Zoran Zaev i LSDM-së

Zgjedhja e Xhaferit, protestuesit hyjnë me forcë në Parlamentin e Maqedonisë

Ish-ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë