Transmetuar më 01-05-2017, 14:00

Sot kryetari i Parlamentit të Maqedonisë hapi dyert e parlamentit pas trazirave që ndodhën më 27 prill, kur atë ditë shumë huligan të mbështetur nga VMRO- DPMNE sulmuan deputetët e shumicës parlamentare.

Xhaferri ka zhvilluar një takim edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee.

Mediat fqinje raporojnë se Xhaferri i ka thënë të dërguarit amerikan se: “si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit”. /b.l/noa.al/