Transmetuar më 10-05-2017, 18:38

"Telekom Electronic Beats prezanton ‘Humanz’ Live" e cila do të jetë premierë në Këln, më 20 Qershor në transmetim të drejtpërdrejtë HD. Biletat për koncertin në Këln, Budapest, Varshavë dhe Katovicë mund t’i gjeni në www.electronicbeats.com.al   

Më 20 Qershor 2017, Deutsche Telekom dhe Gorillaz do të kenë premierën botërore të shfaqjes së tyre live, 360-gradë, në Palladium, Këln. “Telekom Electronic Beats Prezanton Humanz Live” është shfaqja e parë nga katër të tilla ekskluzive përpara se grupi të nisë turin e tij në Europë dhe Amerikën Veriore në  muajin Nëntor. 

Këto shfaqje shënojnë kulmin e një bashkëpunimi të gjatë mes Deutsche Telekom dhe grupit më të famshëm virtual në botë. 

Gjatë këtyre tre muajve të fundit, Deutsche Telekom i ka ofruar admiruesve të grupit disa momente interesante nga bota e Gorillaz. Si një partner teknologjik, Deutsche Telekom ka ofruar përmbajtje të veçanta përmes “The Lenz”. Telekom Albania e ka përshtatur këtë aplikacion edhe për Shqipërinë dhe mund çdo person që disponon një smartphone, mund ta shkarkojnë falas, për iOS dhe Android. 

Shfaqjet “Telekom Electronic Beats Prezanton ‘Humanz’ Live” do të mbahen në Varshavë më 14 Qershor, në Budapest më 16 Qershor dhe në Katovicë më 18 Qershor. Por fokusi kryesor do të jetë shfaqja e Gorillaz me albumin e ri, në Këln. “Telekom mundëson përjetimin e një dimensioni unik nga bota virtuale e Gorillaz, duke prezantuar teknologji të reja, duke lidhur botën virtuale me atë reale, si dhe duke i bërë admiruesit kudo në botë pjesë të një ngjarjeje muzikore të përvojës 360-gradë,” shprehet Hans-Christian Schwingen, Drejtori për Markën në Deutsche Telekom. 

Admiruesit e grupit mund të vizitojnë faqen www.electronicbeats.com.al për t’u informuar për të reja mbi koncertet dhe për surpriza të ndryshme. 

Albumi i parë i Gorillaz ka dalë më 2001, si grup virtual me anëtarët: 2D, Murdoc Niccals, Noodle dhe Russel Hobbs . Aktualisht, Deutsche Telekom është bashkuar me grupin për të zbuluar mundësi të reja që të lidhin botën reale me atë virtuale. Intervista e parë në kohë reale me 2D dhe Murdoc Niccals ishte një demonstrim i angazhimit të një kompanie telekomunikacioni për inovacione në botën e teknologjisë dhe tregoi rrugë të reja për modernizimin e argëtimit. 

Nisma të tilla tregojnë sesi Deutsche Telekom krijoi një tjetër partneritet unik për Telekom Electronic Beats. Partneriteti i suksesshëm me Gorillaz vjen direkt pas bashkëpunimeve të tjera unike me grupe muzikore si Grace Jones, Depeche Mode, Dave Grahan & Soulsavers, New Order, Pet Shop Boys dhe Lana Del Rey. 

“Telekom Electronic Beats prezanton Humanz Live”

Varsavë (PL): 14 Qershor, Nowy Teatr (Madalińskiego 10/16, 00-001 Warsaw)

Budapest (HU): 16 Qershor, Várkert Bazár (Ybl Miklós tér 4, 1013 Budapest)

Katovicë (PL): 18 Qershor, MCK (Plac Sławika i Antalla 1, 40-166 Katowice)

Këln (DE): 20 Qershor, Palladium (Schanzenstr. 40, 51063 Cologne)