Transmetuar më 31-05-2017, 11:24

Një grua shqiptare ka humbur në rrethana ende të paditura, në Zvicër. Ajo rezulton e zhdukur që prej ditës së hënë, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Ajo është Sanije Aliti, e cila për herë të fundit u pa më 29 maj rreth orës 9.15, në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë.

Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48-vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip.

Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41, përfundon njoftimi i policisë. /k.k/noa.al/