Transmetuar më 08-06-2017, 10:23

Ruke Ahmataj Sinani, mëngjesin e së mërkurës, duhej të udhëtonte nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës drejt Zvicrës.

Por, ajo mbeti në Kosovë, pasi bileta i’u gris nga një punonjëse e aeroportit.

Vetë protagonistja nuk ka dashur të flasë para kamerës për shkak të gjendjes shëndetësore, por vjehrri i saj tregon se si ndodhi mosmarrëveshja te sektori i dorëzimit të bagazhit.

Shefki Sinani thotë se gjithçka filloi kur punonjësja e aeroportit u tregoi se dy bagazhet së bashku kishin 4 kilogramë më shumë se limiti, ndaj duhej pagesë shtesë. Bileta iu gris pasi Sinani pagoi për kilogramët shtesë, transmeton ‘express’.

Pas kësaj, sipas tij, nusja e djalit të tij, e cila është shtatzënë, pati probleme shëndetësore dhe, me rekomandimin e mjekut, nuk udhëtoi.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës u kanë kërkuar ndjesë udhëtarëve në fjalë “për pakënaqësinë e shkaktuar”.