Transmetuar më 12-06-2017, 12:55

Koalicion të luftës që kërcënon serbët, e ka quajtur Aleksandër Vuçiç fitoren e PDK-AAK-NISMA. Presidenti i Serbisë, ka thënë se kërkon dialog serioz me shqiptarët, por duke ruajtur interesat e vendit të tij dhe serbëve në Kosovë.

“I ashtuquajturi koalicion i luftës, ose veteranëve, i cili ka marrë shumicën në zgjedhjet në Kosovë, është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme”, tha Vuçiç.

Ai u bëri thirrje grupimeve politike serbe në Kosovë, që të mbrojnë interesat e qytetarëve. Më herët, edhe Presdenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i hapur për dialog. /k.k/noa.al/