Transmetuar më 23-06-2017, 19:48

Ndërron jetë një 18-vjeçar nga Gjilani i Kosovës, i cili dy ditë më parë dyshohet se u godit me thikë nga vëllai i tij.

Dy vëllezërit ishin konfliktuar dy ditë më parë rreth orës 11:25, ku njëri prej tyre me iniciale Q.M., 18-vjeç, kishte pësuar dëmtime të rënda trupore dhe më pas është dërguar në spital.

Mediat vendase shkruajnë se 18-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra duke ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në QKUK në Prishtinë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin me iniciale A.M., 16-vjeç.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e ftohtë- thika, me të cilën dyshohet se është kryer vepra./a.k/noa.al/