Transmetuar më 07-07-2017, 17:12

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras është dërguar me urgjencë në spital. Ai është shtruar në spital ditën e sotme, për shkak të një sëmundje nga e cila vuan.

Më konkretisht siç raportojnë mediat greke, mësohet se kreu i qeverisë helene vuan nga sëmundja e njohur si hernia umbelikale, problem në kërthizë.

Bëhet e ditur se Tsipras do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë orëve në vijim, për shkak të problemit shëndetësor.

Megjithatë nga zyra e Kryeministrisë greke, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar. /a.y/noa.al