Transmetuar më 12-07-2017, 15:22

Një vajzë adoleshente në Tiranë, ka prerë damarët e dorës, duke bërë që të përfundojë në spital, e dërguar me urgjencë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e martë, ku 17-vjeçarja G.E., në banesën e saj ka tentuar të presë damarët me xham.

Noa.al mëson se e reja është gjetur nga familjarët e gjakosur, teksa lotonte prej dhimbjes.

Fatmirësisht ajo është kapur në kohë dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Lidhur me këtë ngjarje dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje depresioni, duke hedhur dyshime se mund të jetë shtyrë nga loja “Balena blu”.

Por e reja teksa është marrë në pyetje nga efektivët e komisariatit nr.4, në prani dhe të psikologut deklaruar se nuk është ndikuar nga askush.

Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.

Kujtojmë se loja online “Balena blu” i vë të rinjtë përpara një sërë sfidash mjaft të rrezikshme të cilat përfundojnë me vetëvrasjen e tyre. Më konkretisht bëhet fjalë për 50 nivele të lojës, ku më i rëndi dhe i fundit është ai i flijimit. /a.y/noa.al