Transmetuar më 16-07-2017, 21:20

Një person në Kosovë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në Prishtinë, ndërsa personi që u qëllua ka marrë plumb në këmbë si pasojë e të shtënave.

Mediat vendase raportojnë se i dyshuari është identifikuar nga Policia dhe ka nisur puna për kërkimin dhe kapjen e tij.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./a.k/noa.al/