Transmetuar më 01-08-2017, 20:02

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Një këmbësore është përplasur nga një automjet dhe ka mbetur e plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Ferizaj, në rrugën “Beteja e Kosharës".

Mediat vendase shkruajnë se e aksidentuara është një vajzë, mosha dhe identiteti i së cilës ende nuk dihen.

Vajza është dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit që dyshohet se ka shkaktuar plagosjen, është shoqëruar në polici, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit në fjalë./a.k/noa.al/