Transmetuar më 06-08-2017, 18:01

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi sot është një ditë e veçantë pasi nëna e tij feston 80-vjetorin e lindjes.

Thaçi ka bërë një urim publik për njeriun e tij të dashur në një postim në Facebook.

“Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e mira na rrite me dashuri të pafund, me kujdes të përhershëm, me duart e punës, me fjalën e mirë, me shqetësime nëne, si gjithë nënat e botës”, shkruan thaçi në urimin e tij.

Postimi i plotë i Thaçit:

E dashur Nënë,

I mbushe tetëdhjetë vjet.

Një jetë e tërë jo dhe aq e lehtë.

Edhe në ditët e vështira edhe në ditët e mira na rrite me dashuri të pafund, me kujdes të përhershëm, me duart e punës, me fjalën e mirë, me shqetësime nëne, si gjithë nënat e botës. E, mbi të gjitha, na mëkove me dashurinë ndaj atdheut.

Uroj që çdo ditë ta gëzosh me shëndet të mirë, e rrethuar me dashuri dhe respekt nga njerëzit e tu më të dashur. HTH./a.k/noa.al/