Transmetuar më 14-08-2017, 17:09

Përurohet ura e Zvërnecit në një prej plazheve më popullore në Vlorë. Në faqen zyrtare të Zvërnecit në Facebook, publikohen pamje nga ura e re.

“Më në fund ura është e kalueshme dhe njerëzit do të mund të vizitojnë manastirin normalisht”, shkruhet bashkëngjitur fotografive.

Në këtë mënyrë shumë turistë përreth lagunës së Zvërnecit do kenë mundësi që ta frekuentojnë zonën e bukur, e cila vizitohej shumë pak për shkak të urës së dëmtuar.

Në Zvërnec ndodhet një prej manastireve ortodoks mesjetar, i cili për vite me radhë nuk mund të vizitohej lirisht, për shkak se qytetarët rrezikonin jetën.

Ura e manastirit të Zvernecit është ndërtuar në vitin 1996 me fonde të kishës ortodokse, ndërsa manastiri daton rreth 1000 vjet më parë. /a.y/noa.al