Pretenduam se ishim "të duruar", por në fakt nuk paskemi qënë të tillë gjatë pritjes për çdo konfirmim të mundshëm në lidhje me iPhone 8 dhe mesa duket tashmë mund të kemi arritur dritën në fund të tunelit.
Sipas shkrimtarit të seksionit të teknologjisë së Forbes Gordon Kelly, i cili ka mundësuar pamje CAD për produktin falë punës së tij me projektuesin e Nodus, pamja e telefonit është konfirmuar.
Po bien këmbanat.
Përfundimet e Kelly tregojnë se telefoni me parametra 5.8 inç do të eliminojë "kufijtë e zhurmshëm", do të përfshijë një aparat fotografik frontal dhe do të zëvendësojë kamerën e pasme të dyfishtë të rradhës të iPhone 7 me një tjetër vertikalisht të përafërt.
Nëse teknologjia nuk është pika juaj e fortë, këto zbulime, në terma të thjeshta, "konfirmojnë" se për lançimin e produktit të përvjetorit të 10-të do t’ja vlejë pritja.