Transmetuar më 20-08-2017, 08:13

“Më sulmoi seksualisht kur isha 16 vjeçe”, akuza të forta ndaj regjisorit të njohur

Akuza të reja për abuzim me të mitur për regjisorin e njohur Roman Polanski. Një grua e identifikuar vetëm me emrin e pagëzimit, Robin, e cila denoncon se është ngacmuar seksualisht nga regjisori me origjinë polake në vitin 1973, kur ajo ishte 16 vjeçe.

Gjatë një konference për mediat deklaroi në Los Angeles, se i kishte thënë një miku një ditë më pas, por kishte qëndruar në heshtje nga frika se mos i ati bënte ndonjë veprim që mund të përfundonte në burg.

Gruaja tha më tej se vendosi të dalë hapur, pasi Samantha Geimer, të cilën Polanski pranoi se e kishte përdhunuar në vitin 1977 kur ishte vetëm 13 vjeçe, kërkoi arkivimin e çështjes, shkruan noa.al.

Për këtë arsye, regjisori kaloi 42 ditë në burg, para se të arratisej në Europë dhe dhjetë muaj arrest shtëpie në Zvicër në vitin 2009, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa më tej u refuzua ekstradimi. “Flas tani, në mënyrë që Samantha dhe gjithë bota ta dinë se ajo nuk është e vetmja që është sulmuar seksualisht nga Roman Polanski”, deklaroi Robin këtë të martë. /a.y/noa.al