Transmetuar më 30-08-2017, 08:00

Kryeministri Edi Rama këtë ka uruar mirëmëngjes këtë të mërkurë me pamje nga Kalaja e Gjirokastrës.

Ai ka informuar se këtë vit ka pasur 6700 më shumë vizitorë se një vit më parë.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë”, shkruan Rama në Facebook.

Ndonëse sezoni turistik nuk është mbyllur ende, Rama duket entuziast me shifrat deri në muajin korrik.

Gjatë gjithë kësaj vere, nëpërmjet rrjeteve sociale, kreu i qeverisë ka promovuar turizmin në zona të ndryshme të vendit. /a.y/noa.al