Transmetuar më 04-09-2017, 08:10

Kryeministri Edi Rama i rikthehet sërish promovimit të zonave turistike të vendit tonë.

Kështu ka zgjedhur ditën e sotme të urojë mirëmëngjes, nëpërmjet pamjeve nga Butrinit.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të Mozaikut të Baptisterit dhe Mozaikut të Termeve Romake në Butrint, që këtë vit do të qëndrojnë të ekspozuara për vizitorët deri më 15 shtator”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon dhe dy fotografi.

Por ky postim i tij është pasuar me komente të shumta, ku një qytetar shkruan, “E bukur dhe fotoja… strumubllari në mes, i trashi që është Kryeministri…dhe 13 ministrat që vinë rreth e rreth”.

Një tjetër koment vjen në drejtim të turizmit, ku shkruhet, “Z.Kryeministër, ky mozaik dhe të tjerë duhen mbuluar me çati dhe lënë hapur gjithë vitin… turizmi nuk është vetëm 3-4 muaj! Maqedonia i ka të mbuluara me çati dhe i lë hapur gjithmonë mozaikët!” /a.y/noa.al