Transmetuar më 05-09-2017, 19:54

Kosova dhe Finlanda përballen bashkë në takimin e radhës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Takimi luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45, në stadimun “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndërkaq janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Kosova: Ujkani, Alushi, Kryeziu, Rashica, Rrahmani, Berisha, Vojvoda, Paqarada, Nuhiu, Jashanica, Berisha.

Finlanda: Hradecky, Ajauuri, Valsanen, Lod, Pukki, Arkivuo, Sparv, Lam , Jensen, Hamalainen, Granldun.

Takimi i parë mes dy skuadrave, i luajtur në Finlandë, përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1. /a.k/noa.al/