Transmetuar më 08-09-2017, 19:13

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për të shtunën seancën për zgjedhjen e qeverisë së re.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se seanca do të mbahet nesër në orën 16:00.

“Është seancë e jashtëzakonshme, do të jetë zgjedhja e qeverisë së re të Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë, kemi shumë punë. Qeveria e ardhshme ka shumë punë Kosova do të vazhdojë orientimin e vet euroatlantik”, ka thënë Veseli.

Koalicioni i ri përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e re si dhe pakicat serbe dhe ato joserbe. /b.l/noa.al/