Transmetuar më 09-09-2017, 17:04
Ndërron jetë aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Hajrie Rondo.
Aktorja mjaft e dashur për publikun shqiptar u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Aktorja vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Aktorja e mirënjohur ka interpretuar në të gjitha gjinitë.
Ajo njihet për disa role si: “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, "Pesha e kohës", “Tifozët”, "Borxhliu", "Dashuri në krisma", "Gjithë fajet i ka paraja", etj.
Noa.al i shprehin familjarëve të të ndjerës Rondo, ngushëllimet më të ndjera./a.k/noa.al/