Transmetuar më 12-09-2017, 13:10

Ekzekutohet një tjetër xhihadist nga Kosova, 26 vjeçari Orhan Ramadani.

Emri i tij ka qenë pjesë e deklaratës së aleancës ndërkombëtare kundër ISIS, duke e cilësuar si një nga katër kosovarët e vrarë, njofton e përditshmja zviceriane "Tages Ancajger".

Orhan Ramadani u vra gjatë një sulmi ajror në Siri. Sakaq, sipas kësaj gazete, ISIS ka publikuar edhe një video ku nxjerr në pah meritat e xhihadistit kosovar.

Videoja shpqërohet me këngë në gjuhën shqipe, njofton më tej gazeta zviceriane "Mos qaj nënë, sepse djali yt ka rënë dëshmor. Hapni portat e parajsës", janë dy prej vargjeve të këngës së ISIS për 26 vjecarin Orhan Ramadani.

Ai ishte zotuar publikisht se do të shkatërronte Ballkabnin dhe sipas tyë dhënave të zvicerianëve, kosovari luane rolin e agjentit sekret për cështjet e ISIS-it në Ballkan.

I riu 26 vjeçar i konsideruar si "007 i Ballaknit", mësohet se ishte i rritur në Zvicër. /b.l/noa.al/