Transmetuar më 13-09-2017, 21:31

Dhurata më e madhe që një burrë mund të ketë është gruaja.

Ajo kujdeset për ty, të do por edhe të nervozon më së shumti.

Janë shumë shprehi të një gruaje që e acarojnë një burrë, si pwrshembull nëse e thërret atë vazhdimisht, sillesh si fëmijë, kalon shumë kohë në shopping e të tjera.

Por janë edhe disa shprehi të grave që burrat i duan shumë, e ato i gjeni më poshtë:

Mbështet kokën në gjoksin e tij

Burrat e duan shumë këtë veprim. Ata ndihen se po i ofrojnë dashuri dhe siguri të dashurës së tyre.

Ajo luan me flokët e tij

Burrat e shohin këtë veprim si një shprehje e dashurisë, pëlqimit dhe kujdesit ndaj tij.

E dëgjon me vëmendje

Kjo e bën një burrë që të ndjejë dashuri.

Ajo e vlerëson në rrjete sociale

Burrat e duan shumë momentin kur gruaja që kanë pranë i vlerëson edhe në publik.

Kur i shkruan SMS ose e thërret, edhe pse ai është në takim me miqtë

Burrat lumturohen kur ata e dinë që ti po mendon për ta edhe kur ata janë të zënë me diçka tjetër.

Tregon dashurinë në publik

Mbajtja e duarve, prekja e flokëve janë veprime që bënë zemrën e tij të rrahë shumë shpejt.