Transmetuar më 13-09-2017, 21:38

Kemi edhe 10 ditë kohë deri kur Toka të shkatërrohet, nëse do t’i besojmë parashikimeve profetike. Mediat e huaja, duke iu referuar parashikimit të bërë nga David Meade, një teoricien i njohur i konspiracionit, shkruajnë se planeti Nibiru, i njohur si “Planet X”, do të shfaqet në horizont dhe do të bjerë në kontakt me Tokën.

Planeti Nibiru do të përplaset me Tokë duke e shkaterruar atë plotësisht. Ai, duke iu referuar shifrave, ka thënë se përplasja do të fillojë më 21 gusht 2017, dhe pas një muaji do të godasë Tokën duke e shkatërruar.

Do të ketë tërmete, cunami dhe shpërthime vullkanike e pastaj shkaterrim total.

Data që ai ka parashikuar është 23 shtator 2017. Ai i referohet Bibliës dhe thote se eklipsimi i ardhshëm diellor, më 21 gusht, do të shënojë fillimin e ditës së dënimeve.

Z. Meade thotë se “është vërtetë shumë e çuditshme që të dy Shenjat e Mëdha të Zbulesës 12 dhe Piramida e Madhe e Gizës na drejtojnë në një moment të saktë në kohë, 20-23 Shtator 2017.”

Teoria e konspiracionit përmes Planet X doli në pah edhe këtë vit kur NASA njoftoi zbulimin e një planeti të ri në sistemin tonë diellor të cilin e quajtën “Planet Nine”.

Agjencia gjeti prova për një planet të vërtetë deri në 10 herë më shumë se masa e Tokës në kufijtë e jashtëm të Sistemit Diellor, në konstelacionin Orion.

Megjithatë, NASA thotë se Planet Nine nuk do të kalojë tokën dhe teoria Planet X e një apokalipsi është një mashtrim.