Transmetuar më 13-09-2017, 22:49

Një vajzë 5-vjeçare, e cila u përdhunua nga vëllai i saj, i është lutur nënës së vet që ta ndihmojë të pushojë së qari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brighton, në Angli.

Vajza e traumatizuar i lutej vazhdimisht në gjykatë nënës së saj, duke i thënë “si mund të ndaloj të qaj mami? Më ndihmo! Më ndihmo”.

Ajo gjithashtu vuan nga tmerret gjatë natës, ndërsa një “hije” shfaqet në fytyrën e saj sa herë që përmendet emri i vëllait.

Mamaja e vajzës së guximshme, e cila nuk mund të identifikohet ligjërisht, dha një tregim të çiltër të traumës së tmerrshme që vajza e saj vuajti nga mosha katër vjeçare.

Në atë kohë, djali ishte 12 vjeç.

Ndërsa gjykata shqyrtoi se si të merrej me të pandehurin, tani në moshën 14 vjeçare, gruas i është thënë se vajza e saj duhet të priste edhe më shumë për drejtësi.

Vajza e vogël u përdhunua vazhdimisht nga gjysmë vëllai i saj gjatë lojës së fshehur në shtëpinë e tyre. Më pas, ai i kishte dhënë ëmbëlsira për ta qetësuar.

“Kjo hije kthehet sa herë që përmendet emri i tij. Ajo u zgjua pesë herë në natë e tmerruar. Ajo ende zgjohet duke qarë dhe duke më thirrur mua. Ajo ka ankth. Fatkeqësisht e di që do të ketë më shumë kohë të vështira. Për një kohë të gjatë ajo do të duhet të merret me pasojat e përvojave të saj traumatike për pjesën tjetër të jetës. Unë jam aq e frikësuar për të ardhmen e saj”, ka thënë nëna në Gjykatë, shkruan “Mirror”.

Gjykatësi i Qarkut, Tereza Szagun tha se djali duhet të përballet me një dënim më të madh se 24 muaj, që është dënimi maksimal në gjykatën për të miturit.

Djali u lirua me kusht, derisa ai të dënohej në gjykatën e kurorës së Leëes, muajin e ardhshëm.