Transmetuar më 13-09-2017, 23:16

Një video, e regjistruar në ambientet e një gjimnazi, publikuar mbrëmjen e djeshme, tregon një nga mësueset e stafit duke luajtur “kala dibrançe” në mes të klasës.

Sipas drejtuesve të emisionit investigativ “Stop”, videoja është filmuar ditën e parë të shkollës.

Nga pamjet shihet se si mësuesja argëtohet në orën e mësimit.

Ajo shihet teksa kërcen sipër disa prej nxënësve në rresht njëri pas tjetrit.