Transmetuar më 14-09-2017, 09:39

Një propozim për martesë nga ata më të dështuarit. Seth Dixon dhe Ruth Marie Salas, që të dy nga Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me siguri do e mbajnë mend gjatë ditën kur vendosën që të martohen.

Ose thënë ndryshe, ditën në të cilën Seth i propozoi Ruth që të kalonin gjithë jetën bashkë.

Dukej gjithçka perfekte, shëtitje në Loose Park të Kansas City, më pas ndalesa në urë, ku ai u gjunjëzua, nxori kutinë nga xhepi dhe… unaza i ra nga duart, pa arritur që t’ia vendosë në gisht nuses së ardhshme.

Plotë 4 mijë dollarë të çuara dëm. Por pavarësisht kërkimeve të personave të pranishëm, unaza nuk u gjet më.

Kjo bëri që çifti të largohet me duart bosh, por të vendosur për të shkuar drejt altarit. /a.y/noa.al