Transmetuar më 14-09-2017, 09:50

Një grabitje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kavajës.

Rreth orës 04:20, ende pa zbardhur e enjtja, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit Adem Kola, kanë hyrë tre persona të paidentifikuar.

Ata kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta.

Mësohet se Kola merrej me tregtinë e peshkut, aktivitet prej të cilit siguronte mjaftueshëm të ardhura. Mësohet se grabitësit i kanë marrë një shumë të madhe parash.

Aktualisht grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Noa.al