Transmetuar më 14-09-2017, 11:11

Plagosja me thikë e një personi gjatë ditës së djeshme, ka bërë që një i dyshuar të vihet në prangat e policisë së Elbasanit dhe dy të tjerë të shpallen në kërkim.

Kujtim Pisha, 40 vjeç banues në Elbasan, u arrestua gjatë ditës së mërkurë.

Ai akuzohet se në lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me E.P., 19 vjeç dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta dhe me thikë 30-vjeçarin P.T., banues në Elbasan.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Elbasanit, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon intensivisht për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të përfshirë në konflikt.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al