Transmetuar më 14-09-2017, 13:11

Nuk është kurrë vonë dhe këtë gjë duket se e di mirë Maye Musk, e lindur në 19 prill të vitit 1948 në Regina të Kanadasë.

Profesioni i saj? Modele. Ajo u transferua në Afrikën e Jugut bashkë me familjen qysh kur ishte fëmijë, ndërsa u martua me një pasanik vendas.

Ajo vendosi që të transformohej në imazhin kryesor të kompanisë së saj.

69-vjeçarja ka pozuar e zhveshur edhe para pesë vitesh, kur ishte 64 vjeçe.

Motoja e saj është, “Ky është vetëm fillimi”. Pak ditë më parë, ajo sfiloi në New York në pasarelë, së bashku me modelet, duke bërë bujë me parakalimin e saj. /a.y/noa.al