Transmetuar më 14-09-2017, 13:56

Më në fund aplikacioni me miliona përdorues, "WhatsApp" po bën ndryshime për mirë. Risia më e fundit do t’ju gëzojë.

Sa herë ju ka ndodhur të jeni penduar për një mesazh që keni dërguar? Me siguri shumë herë.

Mirëpo WhatsApp e ka gjetur zgjidhjen dhe së shpejti do të mund t’i bëni "Unsend" ose "Delete" mesazheve. Por prisni.

E keqja është se mesazhet mund të fshihen vetëm brenda 5  minutave nga koha që e keni dërguar mesazhin. Gjithashtu edhe mesazhet që janë lexuar nga marrësi nuk mund të fshihen.

Për këtë arsye WhatsApp po punon për të sjellë "Unsend" në Ios dhe Android dhe pritet të funksioniojë për të gjitha llojet e mesazheve si tekst, foto, video dhe dokumente. /b.l/noa.al/