Transmetuar më 16-09-2017, 08:11

Kryeministri Edi Rama vijon promovimet e zonave turistike në vendin tonë, ku mëngjesin e kësaj të shtune ka publikuar një video.

Në pamjet që gjeni më poshtë, promovohen zonat turistike në veri të vendit që nga Valbona, Thethi, Fierza, kalaja e Rozafës etj.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video mbi xhevahiret ende për t’u zbuluar të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por edhe përballë këtij postimi, qytetarët nuk i kanë kursyer kritikat, ku një qytetar i shkruan “Ai liqeni është vepër e Enver Hoxhës, të tjerat vepra të Zotit. Ti bëj drejtësi për 21 Janarin dhe për disa krime të tjera ashtu siç pate premtuar.”

“Vërtetë një bukuri e rrallë e natyrës, por për fat të keq qeveria juaj do që të ndërtoj një hidrocentral në Valbonë”, shkruan një tjetër komentues. /a.y/noa.al