Transmetuar më 19-09-2017, 11:42
Ky nuk është një moment i mirë për futbollistin Wayne Rooney, as në sport dhe as në jetën personale.
Gjatë ditës së djeshme, e hënë, atij iu hoq patenta për dy vite, pas arrestimit në 1 shtator, kur u kap në gjendje të dehur.
Ish-kampioni i Anglisë, u dënua edhe me 100 orë punë sociale të papaguara. Rooney u shfaq serioz në gjykatë, ku pranoi përgjegjësitë e tij.
“Dua të kërkoj ndjesë publikisht, ishte një sjellje krejtësisht e gabuar. E pranoj vendimin e gjykatës dhe shpresoj që të mund të më falni nëpërmjet shërbimit që do të bëj në komunitet”, tha ai.
Rooney është në pritje të fëmijës së tij të katërt, dhe e shoqja i ka kërkuar që të tërhiqet nga futbolli për t’iu dedikuar familjes. /a.y/noa.al