Transmetuar më 19-09-2017, 16:58

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 20 shtator 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Venusi do ju japë një mbështetje maksimale në sferën profesionale. Hëna do të ketë rol shumë të rëndësishëm, duke ua bërë mbarë me një udhëtim të cilin keni planifikuar. Parashikohen shpenzime bujare, blerje të arsyeshme, por do e keni të vështirë të ruani ekuilibrin ekonomik.

Demi

Lëreni mënjanë krenarinë, nëse keni ende ndjenja drejt një personi të së kaluarës, është koha të reflektoni mirë. Kjo e mërkurë do të jetë e gjitha e mbushur me melankoli. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin sot pasi do jeni disi delikat.

Binjakët

Humori i mirë, harmonia dhe jo vetëm do të mbushin gjithë ditën tuaj. Gjithçka do të shkojë në funksion të afirmimit tuaj personal. Një nismë të cilën e keni përzemër do të japë frytet e duhura. Beqarët do realizojnë disa takime interesante.

Gaforrja

Udhëtimi është një kënaqësi për ju, një nevojë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria në sajë të pranisë së Venusit, ju japin mbështetje të plotë. Do të jeni gati për t’u nisur drejt dikujt të cilin e keni lënë pas dore dhe që me zor prisni që ta përqafoni.

Luani

Do të shfaqni ambicie të forta sa i takon karrierës. Por pavarësisht kësaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Hëna do ju ngushëllojë dhe do ju japë energji për aktivitete të reja. Shëndeti paraqitet i mirë, nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Virgjëresha

Një e mërkurë e bukur iu pret, ku do të shijoni raporte miqësore të cilat do ju mbushin me lumturi. Ciftet do i shfaqin pa fund dashurinë njeri-tjetrit, ndërsa beqarët do argëtohen pa fund në takime. Ndërsa në anën financiare këshillohet që të bëni kujdes, pasi parashikohen probleme.

Peshorja

Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, “armatosuni” me buzëqeshje dhe lini mënjanë çdo pasiguri. Nën praninë e Hënës dhe Mërkurit, do të dini të thoni gjënë e duhur, në momentin e duhur.

Akrepi

Lëreni të lirë zemrën, për të pritur çdo gjë të bukur që do të vijë në shenjën tuaj. Parashikohet një periudhë plotë me dashuri. Do të keni dëshirë për të përmirësuar pamjen. Bëni kujdes për anën estetike, por fokusi kryesor duhet të jetë tek ndjenjat.

Shigjetari

Harmonia e Mërkurit dhe Hënës, do ju dhurojnë emocione të forta dhe të thella. Gjeste dashurie dhe shumë ndjenja do iu dhurohen nga partneri/ja. Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur gjithë përkëdheli. Shëndeti paraqitet i mirë.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u bërë më të qetë. Sigurisht që nuk do të shkëlqeni nga kthjelltësia, por nëse nuk do të punoni gjatë kësaj dite, nuk është se do të prishej ndonjë punë.

Ujori

Do të jeni të përfshirë nga dashuria, flirtimet dhe udhëtimet. Mendimet dhe brejtja e ndërgjegjes do të shkojnë drejt një historie të përfunduar. Ndërkohë për ata që kanë një aktivitet të tyre profesional, do të marrin kënaqësi maksimale.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Dashuria dhe pasioni do të jenë në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni intensitet maksimal me partnerin/en. Në raportin në çift do të jetë ditë e përkryer. /b.l/noa.al/