Transmetuar më 23-09-2017, 09:42

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë zyrtarisht tre kandidatët finalistë për çmimin “Lojtarit i Vitit”.

Ai që shihet si favorit në fitimin e këtij trofeu personal është sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, cili përgjatë sezonin 2016-2017 ka arritur të fitojë shumë trofe.

Në edicionin e parë ishte pikërisht portugezi ai që arriti të dilte trimfues. Lionel Messi është një tjetër kandidat në garë për këtë çmim së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës brazilianin Neymar.

Ndërkohë në kategorinë e Trajneri i Vitit janë, Zindedine Zidane, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte.

Për kategorinë e portierëve janë  Gianluigi Buffon, Keylor Navas dhe Manuel Neuer. /b.l/noa.al/