Transmetuar më 23-09-2017, 15:46

Nëse keni vështirësi në humbjen e peshës dhe metabolizëm të ngadaltë ne ju propozojmë 6 alternativa, për të gjetur zgjidhje një herë e mirë.

Ja cilat janë ato:

Hani më pak karbohidrate

Shumica prej nesh fitojnë rreth 55% të kalorive të përditshme nga karbohidratet. Nëse jeni duke ngrënë 2000 kalori në ditë, kjo është mes 250 dhe 300 gram karbohidrate. Pra është shumë, nëse jeni duke u përpjekur për të mbajtur metabolizmin në parametrat që duhet.

Të bëni stërvitje të fuqishme

Është thelbësore për shëndetin afatgjatë të zemrës, humor të mirë, kontrollin e sheqerit në gjak dhe menaxhimin e peshës.

Nivel të ulët të testoteronit?

Burrat kanë shumë më tepër muskuj krahasuar me gratë dhe arsyeja më e madhe është testoteroni. Meshkujt zakonisht kanë 10-20 herë më shumë testosterone se gratë dhe ky hormon është thelbësor për ndërtimin e muskujve. Në shumë raste, testosteroni  rritet natyrshëm si rezultat i humbjes së yndyrës pasi yndyra konverton testosteronin në estrogjen. Sido që të jetë, shikoni nivelin tuaj të testosteronit nëse keni vështirësi në humbjen e peshës dhe në fitimin e muskujve.

Intensifikoni stërvitjen tuaj

Trajnimi me intensitet të lartë bën një punë më të mirë të djegies së kalorive për sasinë e kohës që po ushtroheni.

Pini çaj ose kafe

Kafeina është e shëndetshme në doza të moderuara. Kafeja dhe çaji jeshil janë burime të shkëlqyera si të kafeinës ashtu edhe të antioksidantëve. Pini 3-4 gota çaj jeshil dhe 1-2 gota kafe në ditë.

Merrni Glutaminë

Glutamina, një aminoacid i rëndësishëm, ndihmon në mbështetjen e niveleve të hormonit të rritjes njerëzore, një faktor thelbësor në rritjen e muskujve. Glutamina është gjithashtu e mirë për sistemin e tretjes.