Transmetuar më 26-09-2017, 08:29

Gjykata Themelore në Shkup pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe vendosi masën e paraburgimit 30 ditor për kryetarin e Komunës së Pustecit, në Shqipëri, Edmond Themelko.

Ai është një nga të akuzuarit për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni dhe është pjesë e dosjes “Titaniku”.

Themelko u arrestua në shkurtin e 2016-s për këtë çështje dhe më pas u la i lirë dhe u kthye në Shqipëri ku vazhdon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut në Pustec në qarkun e Korçës, zonë kjo me shumicë maqedonase.

Hetimet për çështjen në fjalë kanë nxjerrë se rreth 400 shtetas nga Pusteci kanë votuar në zgjedhjet e 2013-s në Maqedoni me dokumente të falsifikuara, raporton tch.

Prokuroria Speciale Publike ka përfshirë në këtë dosje edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë në Shkup. /b.l/noa.al/