Transmetuar më 26-09-2017, 18:59

Kickboxing është një ndër sportet më të dhunshëm, ku në shumë raste nuk kanë munguar lëndimet serioze që kanë marrë boksierët. Por, pas përfundimit të një ndeshje, goditjet e kundërshtarit kanë rezultuar fatale për jetën e një boksieri.

Pradip Subramanian ka humbur jetën vetëm pak minuta pasi humbi ndeshjen e tij të parë në Muay Tahi, në një betejë të madhe kundër yllit të Singaporit Steven Lim.

32-vjeçari pësoi atak kardiak dhe vdiq pak minuta më vonë pasi kërkoi ndihmë në ring të shtunën, raporton The Sun.

Pavarësisht ndihmës mjeksore, Subramanian  nuk arriti dot që të mbijetonte.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë dhe e fundit në kickboxing. /k.k/noa.al/