Transmetuar më 26-09-2017, 23:22
Skuadra e Real Madridit triumfon në transfertën e vështirë përballë Borusia Dortmund duke fituar me rezultatin 1-3.
Cristiano Ronaldo është bërë edhe një herë tjetër protagonist me dy gola të shënuar në transfertën e vështirë për Champions League.
Goli i parë u shënua nga Bale, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte vendimtar portugezi Ronaldo, i cili shënoi dy herë.
Ndërkohë, golin e vetëm për Dortmundin në këtë ndeshje e shënoi Aubameyang.
Takimet e tjera dhanë këto rezultate:
Apoel-Totenham 0-3
Besiktas-Leipzig 2-0
Manchester City-Shakhtar Donetsk 2-0
Monaco-Porto 0-3
Napoli-Feynord 3-1
Sevilla-Maribor 3-0
Spartak Moscoë-Liverpool 1-1./a.k/noa.al/