Transmetuar më 28-09-2017, 13:56

Një vajzë 39-vjeçare e quajtur Kamela ka treguar historinë e saj rrënqethëse mëngjesin e së enjtes në emisionin ‘Aldo Morning Show’.

Pasi u shpreh se kishte telefonuar për të pasur një njohje, Kamela nga Tirana rrëfeu se në vitin 2005, kishte humbur bashkëshortin në atë që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre: ditën e dasmës.

“Në vitin 2005 jam martuar dhe ditën e dasmës më ka vdekur ish-bashkëshorti. Duke kërcyer napolonin atij i ra infarkt. E kam patur të vështirë të lidhem se e kam dashur, e kam marrë me dashuri. Kam qëndruar 6 muaj si në gjendje kome”, rrëfeu Kamela gjatë bisedës me drejtuesin e emisionit, Aldon Lipe.

Më pas ajo komunikoi në emision me një djalë që gjithashtu kërkonte lidhje dhe shkëmbyen numrat e telefonit për të vijuar njohjen.

Drejtuesi i emisionit i këshilloi që ta konsiderojnë si njohje dhe jo lidhje dhe më pas duke parë e duke bërë.