Transmetuar më 28-09-2017, 20:39

Në fund të viteve të 90’, një nënë irakiane dhe vajza e saj e porsalindur, Lava, ishin në një situatë të tmerrshme.

Ato ishin në listën e Saddam Hussein për t’u vrarë, vetëm sepse ishin kurdë. Kështu, ato shkuan në kufi, ku qeveria amerikane iu dha azil.

Pasi arriti në kufi nëna, Awaz Barwari, 22 vjeç, ajo e kuptoi se vajza e saj 36 ditë e vjetër, Lava, nuk ishte në listën e azilit, dhe më pas asaj i thanë se ose duhej të qëndronte në Irak ose mund të ikte për në SHBA pa vajzën e saj.

Iu thash se nuk iki pa vajzën time. Ata thanë se mund ta lë atë me familjen tjetër në Irak ose nuk mund të dal nga Iraku. Kështu që iu thash se nuk do të largohem”, tha Barwari për Fox 5 Atlanta. .

Një ushtar, Lt. Kol. Pepin, e pa familjen duke u larguar dhe intervenoi. Pepin shpejtë e mori në krahët e tij foshnjën.

Ato ia dolën që të mbërrinin në SHBA sigurt. Megjithatë, familja e Awaz dhe Lt. Kol. Pepin i ndanë rrugët dhe kurrë nuk mbetën në kontakt.

“Ishte historia e parë që e kisha dëgjuar ndonjëherë. Ajo gjithmonë më tregonte për burrin i cili ma shpëtoi jetën”, tha vajza Lava për WSB-TV, tani e rritur

Kështu, Lava vendosi që ta gjente Greg Pepin dhe ta ftonte atë në diplomimin e saj në 2015.

“Ditën kur mora e-mail-in e Lava-s ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sime”, tha Pepin.