Transmetuar më 28-09-2017, 23:38

Cape Breton është një ishull i vogël, i cili ndodhet në Nova Scotia të Kanadasë.

Ky ishull i mrekullueshëm, me natyrën e tij unike dhe ambientin ekologjikisht shumë të pastër, ka shumë për të ofruar; vende interesante, ambiente fëmijësh, kisha etj.

Popullsia e qytetit është afro 150 mijë banorë, por gradualisht në rënie.

Në këto kushte, dhe në mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, pronarët e bizneseve, përmes faqes në Facebook “FarmersDaughterCountryMarket”, kanë postuar se lajmërimin se kushdo që ka dëshirë të shpërngulet në këtë vend do t’i sigurohet një punë e mirë paguar dhe një sipërfaqe toke.

Qyteti mund të pranojë vetëm njerëz të cilët janë të autorizuar ligjërisht për të punuar në Kanada.

Sipas ligjit kanadez, ju duhen vetëm 2 dokumente për të përfituar një punë në Kanada, një ftesë nga një punëdhënës kanadez, e miratuar nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Social, e Kanadasë dhe një leje pune e cila lëshohet pas marrjes së një vize të përkohshme.