Transmetuar më 29-09-2017, 12:40

Trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit Christian Panucci ka publikuar këtë të premte listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen me Spanjën më 6 tetor dhe atë me Italinë, më 9 tetor.

Bëhet fjalë për 26 lojtarë, të cilët do të jenë të gatshëm për të zbarkuar në fushë.

Vihet re edhe rikthimi i futbollistëve Taulant Xhaka, Sokol Cikalleshi dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen sërish me fanellën kuqezi.

Një tjetër risi është edhe thirrja në kombëtare e futbollistit Emanuele Ndoji, i cili aktualisht luan me skuadrën italiane të Brescia.

Në tabelën që shikoni në fotografi, mund të gjeni të 26 lojtarët e aktivizuar. /a.y/noa.al