Transmetuar më 29-09-2017, 14:01

Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë. Ajo shërben shumë qëllime duke përfshirë këtu edhe rolin mburojës ndaj baktereve dhe ambientit, dhe konvertimin e dritës së diellit në vitaminë D.

Shtresa dhjamore përbrenda sipërfaqes së lëkurës ndihmon në sigurimin që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Lëkura juaj është pasqyrë e shëndetit tuaj dhe kështu ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, të qenit i hidruar, etj; të gjithë luajnë rol në krijimin e një lëkure të bukur.

Për të riparuar defektet e lëkurës dhe sa herë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme ndiqni recetat e specialistëve. Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen.  Ju mund të ndihmoni lëkurën tuaj përmes dietës. Ajo që ju hani reflekton në pamjen e jashtme.

Bajamet Bajamet janë plot me vitaminë E dhe mund t’ju ndihmojnë të ruani lëkurën e shëndetshme. Gjithashtu vitamina E mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli.

Salmon ose ton Ushqimi i peshkut i siguron trupit biotinë.

Lëng portokalli Lëngu i portokallit ju mban të hidratuar dhe Vitamina C, e cila funksionon si një antioksidant për të mbrojtur lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira në mjedis dhe në trup. Vitamina C gjithashtu ndihmon në krijimin e kolagjenit, proteina kryesore strukturore e trupit.

Patate të ëmbla E pasur në vitaminë A pataja e ëmbël i jep ngjyrë lëkurës.

Uji Një person që pi ujë mjaftueshëm është i detyruar të shkëlqejë pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës së tij / saj. /b.l/noa.al/