Transmetuar më 29-09-2017, 18:24

Ishte e bukur, e re dhe e donin të gjithë, por depresioni është një problem që nuk pyet për këto gjëra. Për këtë arsye pasi u nda me të dashurin, vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve të saj ku do të qëndronte përkohësisht, para se të niste një jetë të re në një tjetër qytet.

Por gjërat nuk shkuan kështu, modelja 29-vjeçare Sammi Kearsey, në muajin nëntor të vitit 2016, u largua nga shtëpia e prindërve të saj në Cheltenham, të Britanisë së Madhe, për të shkuar në një pyll, ku dhe i dha fund jetës, pak pasi telefonoi ish-të dashurin me të cilin jetonte në Portsmouth.

“Nuk ia dal dot më së jetuari kështu, vazhdon kjo gjendje qysh kur isha 13 vjeçe, jam e gabuar për këtë botë”, i tha e reja ish- partnerit të saj.

Tashmë kur ka kaluar thuajse një vit nga vdekja e saj, dhimbja është ende prezente.

Siç raporton ‘Metro’, ish i dashuri i Sammi, Daniel Coomber, nuk arrin ende të gjejë paqe.

“Atë ditë më dërgoi shumë mesazhe të çuditshme, më pas më telefonoi dhe duke dëgjuar erën në sfond, kuptova se ishte në ambient të hapur. Nuk pranoi të më thoshte se ku ndodhej dhe nuk arritëm ta shpëtonim”, tha ai, shkruan noa.al.

Pas vdekjes së Sammi, e cila kishte probleme me alkoolin, vuante nga ankthi dhe bulimia, dalin detaje të errëta edhe për shëndetësinë, të cilat denoncohen nga prindërit e saj, John dhe Jan.

“Sammi kishte tentuar të vetëvritej edhe në shkurt dhe në gusht të vitit 2016, por për mjekët rreziku i vetëvrasjes ishte i ulët. Ka disa ligje speciale, lidhur me shërbimin shëndetësor që duhet të merrej me të dhe ta shtronte. Si ka mundësi që ka një regjistër kombëtar për gjendjen e makinave, por jo një për shëndetin mendor të njerëzve”, thonë prindërit e saj. /a.y/noa.al