Transmetuar më 29-09-2017, 18:37

“Keni ëndërruar ndonjëherë që të paguheni për të pirë birrë? Mirë, kjo gjë mund të bëhet realitet shumë shpejtë, pasi kërkohen pëlqyes birre, për të provuar produkte të reja dhe të kënaqshme. Po, kjo mund të jetë thjesht puna më e mirë në botë”.

Nis kështu një njoftim për punë, i publikuar në ‘LinkedIn’ nga Meantime Brewing Company, një kompani britanike e cila prodhon birrë dhe që është në kërkim të ekspertëve të shijimit.

Kompania, e njohur për produktet e saj si London Lager, London Pale Ale dhe Yakima Red, po kërkon personel part-time, pasi punohet vetëm të premten në mëngjes vetëm për tre orë, që të jetë në gjendje të dallojë shijen e çdo birre.

Gjithashtu, duhet të jetë në gjendje që të dijë ta kombinojë birrën edhe me ushqime specifike shoqëruese.

Kështu që pëlqimi për birrën nuk mjafton, por duhet ditur të kombinohet edhe ushqimi që i shkon, shkruan noa.al.

Normalisht, kërkohet që të dihet shumë mirë edhe gjuha angleze, duke qenë se puna do të zhvillohet në selinë e kompanisë, në Greenwich, jo shumë larg Londërs. /a.y/noa.al